Lajme

Dy muaj paraburgim njërit të dyshuar për sulmet në veri, tjetri paguan dorëzani 30 mijë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar për dy muaj masën e paraburgimit të dyshuarit për sulmet në veri, D.O., ndërsa të dyshuarit tjetër R.P. masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e dorëzanisë në vlerë prej 30 mijë eurosh. Dy të pandehurit dyshohen për përfshirje në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në veri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj dy të lartpërmendurve, e ka konfirmuar gjykatësi i procedurës paraprake, Musa Konxheli.

Lidhur me zëvendësimin e masës së paraburgimit me atë të dorëzanisë për të dyshuarin R.P., gjykatësi Konxheli ka thënë se ka dhënë pëlqim edhe vetë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas propozimit të mbrojtjes së të dyshuarit.

Lexo më shumë  Miratohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë

Më 31 maj 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë ua kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dy të dyshuarve.

Në njoftim, thuhej se R.P dhe D.O dyshohen se kanë bashkëkryer veprën penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, nga neni 127, paragrafi 2 lidhur me nenin 114, paragrafi 2 dhe nenin 31 të KPRK–së, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, nga neni 167, paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK –së, “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402, paragrafi 5 lidhur me pagagrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK –së dhe veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” nga neni 404, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Lexo më shumë  Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë

Rruga Press

YouTube player