Art & Kulturë

Dy institucionet arkivore Shqipëri dhe Kosovë, me ekspozitën “Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”

Në prag të 14-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, dy institucionet arkivore homologe në hapësirën shqipfolëse, prezantojnë në Prizren ekspozitën “Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”. Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave (DPA), kanë shpalosur një sërë dokumentesh në lidhje me historikun e vendit dhe figurat me kontribut të konsiderueshëm në çështjen kombëtare.  Materialet që janë paraqitur në ekspozitë janë nga periudha e vitit 1912.

Në të janë shfaqur edhe dokumente të pjesëmarrësve nga Kuvendi i Vlorës, të dhëna të personaliteteve të ndryshme shqiptare dhe të dhëna për Komitetin Kombëtar për mbrojtjen e Kosovës. Këto janë vetëm një pjesë e vogël e mijëra dokumenteve që ruhen në dy arkivat shqiptare, Shqipëri dhe Kosovë. Ekspozita po zhvillohet në oborrin e Universitetit “Ukshin Hoti” dhe do të jetë e hapur për publikun deri më datë 18 shkurt 2022.

Marrëveshje bashkëpunimi mes Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë ishte pjesë dhe në kalendarin e përbashkët kulturor, që u nënshkrua më parë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja parashikon shkëmbimin e specialistëve të veprimtarisë arkivore dhe unifikimin e shërbimit me qëllim studimor, zhvillimin e sistemeve softuerike “Arkiva online”, “Arkiva onsite” dhe të sistemit elektronik për elemente financiare që të interesuarit që marrin shërbime arkivore, pagesat për shërbimet e kryera t’i kryejnë në mënyrë elektronike. Marrëveshja e bashkëpunimit mes Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë u nënshkrua nga Bedri Zyberaj kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë, dhe Ardit Bido drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Arkivave të Shqipërisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *