Shëndetësi

Britania ofron vaksina për fëmijët e moshave 5-11 vjeç

Fëmijëve të moshave 5-11 vjeç në Angli do t’u ofrohet një dozë e vogël e vaksinës anti-COVID, ka bërë të ditur qeveria britanike të mërkurën.

Shkencëtarët kanë deklaruar se kjo do të ndihmojë në mbrojtjen e “një numri të vogël” të fëmijëve të cilët sëmuren rëndë si pasojë e COVID-19.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid ka thënë se prezantimi do të jetë “jo urgjent”, me theks në zgjedhjen e prindërve.

Uellsi dhe Skocia kanë bërë të ditur tashmë se do t’u ofrojnë fëmijëve të vegjël vaksinën.

Fëmijët janë në një rrezik shumë më të ulët për t’u sëmurë rëndë nga një infeksion COVID, kështu që përfitimet shëndetësore të vaksinimit të tyre janë më të vogla se në grupmoshat e tjera.

Kështu, shkencëtarët në Komitetin e Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin, i cili këshillon qeveritë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, kanë peshuar provat për imunizimin e fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç.

Ata arritën në përfundimin se vaksinimi duhet të vazhdojë për të parandaluar “një numër shumë të vogël fëmijësh nga sëmundje të rënda dhe shtrimin në spital” në një valë të ardhshme të COVID-19.

Prof Wei Shen Lim, nga JCVI, tha: “Qëllimi kryesor i ofrimit të vaksinimit për fëmijët 5 deri në 11 vjeç është rritja e mbrojtjes së tyre kundër sëmundjeve të rënda”.

Fëmijët e moshave 5-11 vjeç, të cilët kanë kushte të tjera mjekësore që i vënë në rrezik më të madh, tashmë kanë të drejtë për vaksinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *