Lajme

Droni i policisë mbi Tiranë, ndëshkohen shoferët që nuk respektojnë këmbësorët te vijat e bardha

Policia Rrugore ka vijuar monitorimet ne dron në rrugët e Tiranës. Në një video ytë publikuar ë fundmi, “Rrugorja” thekson se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha.

Njoftimi i policisë:

Një ndër objektivat e “👁Dronit edukues👁” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

Ec i sigurt, respekto rregullat e qarkullimit rrugor! 🏃🏃🏻🚔👮🏼👮🚓🚨

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *