Sport

Arrihet marrëveshja, Lewandowski te Barcelona

Saga rreth Robert Lewandowskit më në fund ka përfunduar, raporton eksperti i njohur i transferimeve Fabrizio Romano.

Romano prej ditësh ka ndjekur zhvillimin e së ardhmes së Lewandowskit, i cili në fund të sezonit të kaluar deklaroi se dëshiron të largohet nga Bayerni dhe më ekipi më i interesuar ishte Barcelona, ​​ku polaku do të vazhdojë karrierën.

Pas negociatave të gjata, Barcelona dhe Bayerni kanë rënë dakord për dëmshpërblimin, i cili do të arrijë në 50 milionë euro me bonuse.

Lexo më shumë  Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

Siç raporton Romano, të shtunën ose të dielën pritet njoftimi zyrtar i transferimit të një prej sulmuesve më të mirë te Barcelona.

Lewandowski shënoi 344 gola në 375 ndeshje gjatë tetë sezoneve të fundit në fanellën e Bayernit. Në dy sezonet e fundit, ai ishte golashënuesi më i mirë në Evropë dhe fituesi i Këpucës së Artë, dhe FIFA e shpalli atë lojtarin më të mirë në botë për dy sezonet e fundit.

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *