BallinaLajme

Drejtori i LVV Shqipëri: Kush rri neutral është me pushtetin

Pas komunikatës së ditës së djeshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra në Shqipëri, në lidhje me vrasjen e të riut Klodian Rasha dhe protestat e mbajtura nëpër Shqipëri, ka reaguar në profilin e Facebook dhe drejtori ekzekutiv i këtij subjekti. Boiken Abazi shprehet se të qenit neutral dhe vendosja e vëmendjes tek elementë të parëndësishëm, pra shqërqendrimi i për çfarë protestohet, është të dalesh me apo pa vetëdije ne krahun e regjimit. Për më tëpër e lexoni statusin e plotë më poshtë:

Lexo më shumë  Dëmet materiale nga lufta në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro

“Në momentet kur padrejtësia i përplaset fytyrës gjithë shoqërisë, pozicioni as me protestuesit as me policinë dhe pushtetin, është pozicioni me pushtetin. Mbrojtja e bredhit, e dekoreve dhe e xhamave të ndërtesave pa u angazhuar për të kërkuar ndjekjen penale dhe përgjegjësinë politike për vrasjen dhe tenativën për ta mbuluar krimin, është legjitimim i shtetit policor që ka nisur sot persekutimin e qytetarëve protestues. Nënzëri i “neutralëve”, me ose pa vetëdije, është regjimi. Me baraslargimin e tyre steril, neutralët janë neutralizuesit e angazhimit kundër shtetit policor, që i shtrojnë rrugën represionit për të vendosur atë lloj rendi që mirëmban e thellon padrejtësinë.”

Lexo më shumë  Kurti takon Baerbockun: Gjermania, kyçe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Lexo më tej:

YouTube player