KryesoreLajme

“Dosja Teatri” – Dy vite nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, ja shkeljet dhe denoncimet

Sot u bënë dy vite që nga dita e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Kjo ngjarje u shoqërua me protesta, arrestime dhe si dhe pamje tronditëse që vinin si pasojë e akteve të pakontrolluara policore.

Por, këto nuk janë gjithçka që lidhet me shkatërrimin e objektit të Teatrit Kombëtar. Krahas tyre numërohen edhe një numër i konsiderueshëm shkeljesh ligjore që sollën deri te vendimi për rrëzimin e objektit, por dhe gjithçka që ka vijuar. Më poshtë gjeni të renditur vendimet që lidhen me çështjen, aktorët institucionalë të përfshirë në këto vendime dhe denoncimet ndaj tyre, si dhe bazën ligjore që reflekton dimensionin e shkeljeve në çështjen e Teatrit.

Vendimet :

Këto janë vendimet, që ndoshta mund të kërkonin 1 vit të kryheshin të gjitha, janë kryer për 1 javë, në shkelje totale të çdo norme e Ligji.

  • VKM-në nr. 377, datë 08.05.2020 “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të pasurisë nr. 1/241 me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë;
  • Akt-kespertizën me nr. 1026/1, datë 13.05.2020, hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”, protokolluar në Bashkinë Tiranë me nr. 15121, datë 13.05.2020;
  • Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 50, datë 14. 05.2020 “Për miratimin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar” pasuri në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në akt ekspertizën e hartuar nga Instituti Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”;
  • Genplan i objektit hartuar nga sektori i kadastrës i objekteve të ndodhura në pasurinë nr. 1/241, në zonën kadastrale 8150 Tiranë;
  • Relacioni teknik i hartuar nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, për leje ndërtimi për prishje të godinave ekzistuese të “Teatrit Kombëtar” (Teatri Popullor), ndodhur në Rrugën “S. Toptani”; me nr. pasurie 1/241, Z.K 8150; sipas VKM-së nr. 377, datë 08.05.2020 dhe VKB-së nr. 50 datë 14.05.2020;
  • Dokumentin e pronësisë;
  • Plan organizimi;
  • Planvendosja e objekteve që prishen;
  • Grafiku i punimeve;
  • Raporti i vlerësimit teknik i DPPZHT.

Aktorët institucionalë të  denoncuar në Prokurori :

Lexo më shumë  Presidentja Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët

Drejtuesi dhe Inxhinerët / Ekspertë të Institutit të Ndërtimit

Anëtarët e Këshillit Bashkiak

Drejtues në Bashkinë Tiranë, pjesëtarë të Këshillit Teknik

Drejtuesi i Inspektoriatit të Mbrotjes së Territorit / Bashkia Tiranë

Kryetari i Bashkisë Tiranë

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë

Ligjet e shkelura:

Baza ligjore që reflekton dimensionin e shkeljeve në rastin e Teatrit, do të përmblidhej në këto 3 Ligje, të cilat do të çonin padiskutim me dhjetra titullarë institucionesh, por me një sistem drejtësie të kapur apo të munguar duket e vështirë që të ketë një reagim nga ana tyre.

Neni 150 i Kodit Penal, “Shkatërrimi i pronës”

“Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”

Neni 160 i Kodit Penal, “Shkatërrimi i veprave kulturore”

“Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i veprave kulturore dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur nga vepra penale janë shkatërruar apo dëmtuar vepra kulturore me rëndësi kombëtare, dënohet me gjobë ose me burgim nga dy gjer në tetë vjet.”

Neni 248 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”

“Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe 157 të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.”

Ligji Nr. 9367, datë 07.04.2005, për “Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” në nenin 23 të tij përcakton se:  

Lexo më shumë  Kurti në Berlin: NATO dhe KiE shtyllat e paqes demokratike në Evropë

“Neni 23: Ndalimi i marrjes së dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale

1. Është e ndaluar që një zyrtar të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat.

Në nenin 244 të Kodit Penal përcaktohet:

“Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën ose funksionin e tij, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.”

Neni 248 i Kodit Penal përcakton:

“Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.”

Neni 259 i Kodit Penal përcakton:

“Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *