KryesoreSport

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare, mposht boksieren ruse të Serbisë

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Lojëra Mesdhetare. Në finale e mposhti garuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova. 

Boksierja ruse që përfaqëson Serbinë u tërhoq pas lëndimit në raundin e dytë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku dhe trajneren Mariola Sallauka për medaljen e artë të fituar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. 

Lexo më shumë  Bllokimi i llogarive të protestës në Shqipëri/ BE nis hetimet: Është censurë

“Sapo morëm një lajm të jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’.  Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, ka siguruar medaljen e parë të artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë. Ajo ka triumfuar në finale ndaj ruses Kristina Kuluhova, e cila garoi për Serbinë. Ky është një sukses i madh për Donjetën, për ekipin tonë që ndodhet në Taranto, për boksin dhe për gjithë sportin e Kosovës.  Donjetës dhe trajneres Mariola Sallauka urime për këtë fitore të madhe!” – ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  Albin Kurti udhëton për në SHBA për Asamblenë e OKB-së

Rruga Press

YouTube player