KryesoreLajme

Dogana zbulon dhe konfiskon automjetin me mallra të kontrabanduara nga Serbia

Njësia e TASK FORC-ës -Lindje e përberë nga Dogana dhe Policia e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet operacionale në zonën kufitare Serbi-Kosovë.

Sot më 15 mars, në magjistralen Bujanovc – Gjilan nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti  me targa serbe dhe me drejtues shtetas i Serbisë.

Lexo më shumë  Ministri Gashiani viziton Brezovicën, përcjellë aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të projektit “Drejt Malit”

“Gjate kontrollit të automjetit është parë se kishte të ngarkuar mallra ushqimore të cilat i kishte sjellë përmes rrugëve ilegale”, njofton Dogana e Kosovës.

“Automjeti me mallra është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor Dheu Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës”, njofton tutje Dogana e Kosovës.

YouTube player