Dogana e Kosovës zbulon një bunker që ishte ndërtuar për fshehjen e mallrave të kontrabanduara
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se njësitë e doganës kanë realizuar një aksion në qytetin e Ferizajt ku edhe kanë arritur të gjejnë medikamente të kontrabanduara në vlerë rreth 5.000 euro.
Dogana njofton se për herë të parë që nga lansimi i sistemeve elektronike (respektivisht e-dogana) ka pranuar informacion nga qytetarët e përgjegjshëm lidhur me parregullsitë potenciale.
“Zyrtarët doganor bazuar në informatat e pranuara përmes aplikacionit e-dogana për raportimin e parregullsive kanë organizuar një kontrolle në një barnatore në Ferizaj dhe këtë rast është hasur në mallra të kontrabanduar në vlerë rreth 5,000.00 Euro. Gjithashtu në këtë lokacion është gjetur edhe një bunker i posaçërisht i ndërtuar për fshehjen e mallrave të kontrabanduara”, thuhet në njoftim.
Mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse.
Dogana e Kosovës falënderon dhe inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë dhe te raportojnë të gjitha parregullsitë qe lidhen me veprimtarinë e Doganës përmes aplikacionit e-Dogana.
Rruga Press