Sfidat çnjerëzore të kampionit të Botës me Gjermaninë

“Nuk kam më nevojë për duartrokitje”. Kjo ishte fraza me të cilën Andre Schurrle i dha fund karrierës së tij si futbollist.

Kampioni gjerman e kaloi periudhën më të vështirë të pandemisë te Spartaku i Moskës, i huazuar nga Borussia Dortmund, dhe shumë rrethana e detyruan që të tërhiqej në një moshë kur kolegët e tij janë në kulmin e karrierës.

Por, 32-vjeçari ka ditur si të shtyjë kohën në “pension”: duke iu nënshtruar sfidave thuajse të pamundura. E fundit prej tyre ka qenë vrapimi gjysmë i zhveshur, duke mbajtur pesha, në temperaturë -19 gradë.

“Është gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë, si mendërisht, ashtu edhe fizikisht. Nuk ndjeja më asgjë në minutat e fundit. Një eksperiencë që nuk kam për ta harruar kurrë”, shkruan në Instagram Schurrle.

Ish-lojtari i Mainz, Leverkusen, Chelsea, Wolfsburg, Fulham, Spartak dhe Borussia Dortmund shtoi: “Temperatura ishte -19, era frynte me 100 km/h dhe binte borë. Mësova që trupi im është më i fortë nga sa mendoja”.

Andre Schurrle ishte pjesë e Gjermanisë që fitoi Botërorin e vitit 2014 në Brazil, si dhe ka fituar Premier League me Chelsea.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese