Lajme

Do të diskutohej propozimi francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, dështon mbledhja e komisionit të Jashtëm në Bullgari

Mbledhja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Bullgari, i cili do të dëgjonte Ministren e Jashtme Teodora Gençovska për propozimin nga presidenca franceze e Këshillit të BE-së në lidhje me procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut, është shtyrë. Partitë GERB dhe MRF insistuan që një vendim për rastin me Maqedoninë e Veriut të propozohet nga kryeministri Kiril Petkov.

Propozimi francez ende nuk është publikuar, por jozyrtarisht, sipas REL, ai përmban disa pika; Maqedonia e Veriut duhet të konfirmojë para OKB-së se nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë, se do ta përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutë, do t’i rehabilitojë viktimat nga komunizmi jugosllav, do të harmonizojë tekstet shkollore në përputhje me punën e komisioneve të historisë, do t’i heqë të gjitha tabelat që përhapin gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve dhe Bullgarisë, ndërsa dy vendet do të dërgojnë qëndrime të njëanshme lidhur me pozicionet e tyre për gjuhën maqedonase.

Lexo më shumë  Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Për këtë propozim në orët e pasdites pritej të mblidhej Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme të Kuvendit të Bullgarisë, dhe me mbështetjen e partisë GERB, propozimi do të miratohej nga deputetët në seancë plenare.

Parlamenti bullgar, ndërkohë, po debaton edhe për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Mbështetje propozimit francez per Maqedonine e Veriut i ka dhënë edhe presidenti Rumen Radev, ndërsa kundër janë shprehur partitë tjera opozitare, përfshirë edhe partinë “Ka një popull të tillë” të Sllavi Trifonovit, e cila u largua nga Qeveria dhe paraqiti nismën për mosbesimin e Qeverisë.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit ndërmjet dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe së kaluarës historike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *