Bota

Bosnja dënon tre anëtarë të një organizate çetnike nacionaliste serbe

Dusan Sladojeviç, Slavko Aleksiç dhe Risto Leciç, anëtarë të një organizate çetnike nacionaliste serbe, u dënuan me nga pesë muaj burg secili për nxitje të urrejtjes në një tubim në qytetin boshnjak të Visegradit në vitin 2019.

Dhoma e apelit e gjykatës shtetërore të Bosnjës dënoi të mërkurën tre anëtarë të Lëvizjes nacionaliste serbe Ravna Gora për nxitje të urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës etnike, racore dhe fetare në zonën e Visegradit në mars 2019.

Dusan Sladojeviç, Slavko Aleksiç dhe Risto Leciç u dënuan me nga pesë muaj burg. Gjykata konstatoi se ata nxitën urrejtje në një tubim çetnik ku u kënduan këngë që kërcënonin dhunë.

Anëtarët e Lëvizjes Ravna Gora – të njohur gjerësisht si çetnikët – u mblodhën në Visegrad më 10 mars 2019 të veshur me uniforma të zeza dhe duke kënduar këngë etnikisht provokuese. Më pas pjesëmarrësit udhëtuan me një autokolonë të zhurmshme makinash për në fshatin e afërt të Dobrunska Rijekës, i njohur gjithashtu si Drazevina.

Lexo më shumë  Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Aktakuza pretendonte se të tre burrat morën pjesë në incidente që provokuan “shqetësim dhe frikë” në mesin e popullatës lokale, veçanërisht në mesin e joserbëve që u larguan nga zona gjatë luftës së viteve 1990 dhe që atëherë janë kthyer aty.

Ata u liruan fillimisht nga akuzat në dhjetor të vitit të kaluar, por vendimi u anulua në apel dhe u urdhërua rigjykim i çështjes.

Gjykatësja Azra Miletiç tha se tre të pandehurit, duke pasur parasysh moshën e tyre, ishin në dijeni të krimeve të rënda të kryera kundër popullsisë boshnjake të Visegradit gjatë luftës.

Lexo më shumë  Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën

“Është e vërtetë që e drejta për lirinë e shprehjes është e garantuar, por kjo nuk është një e drejtë absolute”, tha Miletiç, duke përmendur qëndrimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mbi nevojën për të sanksionuar gjuhën e urrejtjes.

Vendimi thoshte se Sladojeviç, kryetari i Lëvizjes Ravna Gora, iu drejtua tubimit në Visegrad, ku u luajt një këngë e quajtur “Bëhuni gati, çetnikë”, e cila përfshin kërcënime me dhunë.

Për shkak se të pandehurit u liruan fillimisht nga akuzat, ata mund ta apelojnë vendimin e ditës së mërkurë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *