Lajme

Do të ‘çuditeni’ nga temperaturat që iu presin ditët në vijim në Shqipëri, paralajmërojnë meteorologët

Nata e sotme pritet të jetë mjaft e ftohtë dhe me acar polar, ndërsa nga dita e nesërme do të kemi rritje graduale të temperaturave si në vlerat minimale po ashtu edhe në ato maksimale. I “ngrohti pranveror” që ka përfshirë Evropen juperëndimore dhe pjesë të Evropes perëndimore pritet që herë pas here të përfshijë edhe Ballkanin gjatë ditëve të ardhshme duke shkaktuar rritje të temperaturave.

Lexo më shumë  Skemat/ Si vidhnin drejtorët Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës

Ngritja e temperaturave do të ndjehet edhe gjatë netëve dhe mëngjeseve të ardhshme me përjashtim të mëngjesit të nesërm i cili pritet të jetë mjaft i ftohtë dhe me temperatura minimale nga – 4 deri në -10 gradë Celsius.

Rritja e temperaturave do të ndërpritet nganjëherë nga fronte të dobëta të ftohta ajrore nga veriu, por nuk pritet ndonjë front i fortë që do të ndikonte në ndryshimin e madh të motit. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 6 deri në 9 gradë Celsius, kurse javën e ardhshme ato pritet të rriten deri në 13 gradë Celsius, madje ndonjë ditë ato mund të shkojnë deri në 15 ose 16 gradë Celsius./MeteoBallkan

Lexo më shumë  Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE
Do të 'çuditeni' nga temperaturat që iu presin

Rruga Press

YouTube player