Lajme

Dje po “harbohej” në Serbi me ministrin e Vuçiç, Grenell vjen në Shqipëri, drekë me Edi Ramën: Kryeministri është miku im…

Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas Beogradit ka ardhur edhe në Tiranë. Disa orë më parë më parë ai ka vizituar Tiranën, duke takuar edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin duket se ka kaluar ditën e dielë.

Vetë Grenell zbuloi këtë vizitë përmes postimit të një fotoje në llogarinë e tij në Instagram duke e shoqëruar me shënimin se kishin ndarë të dy shumë ngjarje dhe tregime bashkë, por i mbajtën sekret me publikun.

Lexo më shumë  Varfëria, Shqipëria ka koston më të lartë në Evropë për dietën ushqimore

“Tregime ngjarjesh gjatë një dreke të dielë me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë,”- ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Instagram.

Por ajo që bie në sy është fshehja që kreu i qeverisë shqiptare i ka bërë takimit me Grenell, i cili vetëm pak orë më parë kalonte kohën në Serbi duke u dëfryer me ministrin e Aleksandër Vuçiç.

Lexo më shumë  Osmani falënderuese ndaj USAID-it dhe Universitetit e Iowa-s për kontributin ndaj të rinjve në Kosovë

Grenell ishte zëri më i fortë pranë Trump që mbështeste shkëmbimin e territoreve dhe nxiti rënien e qeverisë Kurti 1. Gjithashtu ai bëri presionë për nënshkruarjen e marrëveshjes së 4 shatorit 2020 në Washington, marrëveshje kjo në dëm të interesave të shtetit të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *