Bota

Ditë më parë në tokë, tani talebanët bëjnë “një xhiro” në ajër me helikopterin amerikan

Një video e shpërndarë në internet duket se tregon forcat talebane që fluturojnë me një helikopter amerikan Black Hawk prej 6 milionë dollarësh mbi Kandahar për të patrulluar qytetin.

Pamjet u shpërndanë në Twitter nga një llogari e quajtur Talib Times e cila pretendon të jetë burimi zyrtar i lajmeve për Emiratin Islamik Afganistan, shkruan Daily Mail.

Lexo më shumë  Borrell paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme në prag të zgjerimit

Pamjet e paverifikuara tregojnë një burrë të varur nga një helikopter ndërsa fluturon mbi Kandahar përpara largimit të SHBA-së nga Afganistani.

Po sipas mediave, ekziston frika se talebanët mund të kenë qasje në deri në 200,000 armë zjarri, 20,000 Humvees dhe qindra aeroplanë që SHBA i dhuruan ushtrisë afgane.

Pamjet vijnë disa ditë pasi dolën disa pamje të tjera ku shiheshin talebanët që testonin një helikopter të kapur Black Hawk duke “bërë një xhiro” rreth një fushe ajrore.

Lexo më shumë  Një tjetër goditje në luftë, Ukraina shkatërron bazën ruse të dronëve

Ndryshe, në fillim të këtij muaji, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan pranoi se SHBA nuk ka një ‘tablo të qartë’ të asaj se sa mungojnë nga 83 miliardë dollarë inventar ushtarak, që tani mund të jenë në duart e armikut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *