Bota

‘Konkurencë e pandershme për integrimin europian’, Lajçak kundër ‘Open Ballkan’ të inicuar nga Rama, Vuçiç dhe Zaev

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka cilësuar nismën ‘Open Ballkan’ si një konkurencë të pandershme për proçeset e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

‘’Në këtë rast ‘Open Balkan’ nuk do të ishte një konkurrencë e shëndetshme. Ne tashmë kemi shumë nisma të ngjashme si CEFTA ku nuk mungon pra shembulli për një format tjetër origjinal sikur këto. Çfarë është më e rëndësishme është që të matim aftësinë e këtyre formateve për ta afruar regjionin më afër me BE-në që të krijojmë standarde dhe norma evropiane,’– ka thënë ai.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Sipas mediave, këtë deklaratë Lajçak e ka bërë në forumin e “Alpbachut” të mbajtur në Austri, ku merrnin pjesë dhe disa udhëheqës të rajonit. Lajçak ka thënë se iniciativa të tilla duhet t’i afrojnë më shumë vendet partnere se sa t’i përçajnë e largojnë ato.

“Open Balkan” është nismë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi deri tash e kanë refuzuar bashkimin në këtë nismë. “Open Balkan”, nga nismëtarët e tij është quajtur si një zonë “Mini-Schengen”.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *