Kuriozitete

Zbulohet misteri i Jack the Ripper, ja kush ishte vrasësi serial që tronditi Londrën

Jack the Ripper është vrasësi serial, fajtor për vrasjen e 5 prostitutave, të cilave u priste fytin dhe më pas u shkaktonte gjymtime aq të mëdha sa të krijonte përshtypjen se kishte njohuri nga anatomia njerëzore.

Njëra nga mushkëritë e viktimave i dërgohej policisë së bashku me një letër anonime.

Mary Ann Nichols (gjetur më 31 gusht), Annie Chapman (8 shtator), Elizabeth Stride (30 shtator), Catherine Eddowes (30 shtator) dhe Mary Jane Kelly (9 nëntor) janë viktimat e Jack the Ripper. Përpjeket e shumta për ta kapur dështuan dhe shigjetat e kritikave u drejtuan natyrshëm drejtuesit të Scotland Yard, Sir Charles Warren, i cili u detyrua të japë dorëheqjen.

Historia e jack the Ripper frymëzoi shumë vepra letraredhe dramatike.  Më i famshmi, romani horror nga  Marie Adelaide  Lowndes nga ku u frymëzua dhe filmi I  Alfred Hitchcock’s The Lodger: A Story of the London Fog (1927)

Supozime të shumta u bënë mbi identitetin e vrasësit. Novela From Hell (1991–96) e  Alan Moore dhe Eddie Campbell u përshtat më pas në një film (2001).

Emrat më të dyshuar ishin Montague Druitt një mësues i fiksuar me kirurgjinë dhe me probleme mendore, piktori Walter Sickert, fizikanti Sir William Gull dhe Aaron Kosminski, një emigrant polak i  njohur për urrejtjen ndaj grave (kryesisht prostitutave).

Krimi ngeli mister deri sa shkenca  më në fund arriti të shpërndajë çdo mit, hamendësim dhe histori imagjinare. Bazuar në testet e ADN -së, shkencëtarët zbuluan  njeriu që vrau të paktën pesë prostituta me një egërsi të jashtëzakonshme ishte emigranti polak Aaron Kosminski.

Në veçanti, ekzaminimi i një shalli të gjetur pranë trupit të njërës prej viktimave, Catherine Eddowes, tregoi se AND e gjetur aty i përkiste emigrantit polak.E njëjta gjë u zbulua dhe në viktimat e tjera. Shalli u ble në ankand nga Russell Edwards, dhe më pas iu dorëzua për analiza specialistit të mostrës gjenetike të Dr. Jari Louhelainen.

Duke përdorur teknika speciale, Louhelainen ishte në gjendje të nxirrte ADN -në nga shalli dhe ta krahasojë atë me materialin gjenetik të Eddowes dhe Kosminski.
Analizat treguan se ato korrespondojnë 100%  dhe se emigranti polak ishte fajtor për kryerjen e krimeve të tmerrshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *