Lajme

Dita nis me kthjellime, njihuni me “tekat” e motit gjatë pasdites

Territori shqiptar në orët e para të ditës pritet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendi. Por pasditja dhe mbrëmja do të shfaqin vranësirat e lehta dhe kalimtare në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të mbeten në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Lexo më shumë  Deputetja finlandeze Tuppurainen: Kosova është pjesë e Evropës demokratike. Kënaqja e Serbisë nga Gjermania, Franca dhe Italia kundër interesave tona

Kosova

Republika e Kosovës do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat në orët e para të ditës do të sjellin në vend mbizotërim të motit të kthjellët. Ndërsa gjatë mesditës dhe në orët në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pothuajse gjithë rajonin e Ballkanit do të sjellin edhe në MV dominim të kthjellimeve gjatë paradites në pothuajse gjithë vendin. Por në pjesën e dytë të ditës do të ketë kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin.

Lexo më shumë  Knaus: Ministrat e Jashtëm të caktojnë takim të jashtëzakonshëm për Kosovën

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të jenë nën ndikimin e vranësirave  të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Gjithashtu në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut PARAQITET Europa Qendrore. Ndërsa Jugu i kontinentit pritet të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *