KryesoreLajme

Deputetët e VV-së: KFOR-i ose ta përmbushë misionin, ose barrikadat i heq Policia e Kosovës

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi dhe Adnan Rrustemi, i kanë kërkuar KFOR-it ta përmbushë misionin për të cilin është i caktuar, ose barrikadat në veri do t’i heqë Policia e Kosovës.

Në një reagim ndaj deklaratës së KFOR-it që u shpreh të premten se zgjidhja për shtensionim të situatës në veri duhet të bëhet përmes dialogut, Abrashi ka thënë se “si ndodhi kjo që nga pak kohë për heqje të barrikadave të kalojmë te negocimi me krimin dhe bandat kriminale e të armatosura”.

“Kjo është vërtetë e papranueshme. KFOR-i të përmbushë misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës ashtu siç ka shprehur gatishmërinë dhe ka kapacitetin. Rendi dhe ligji nuk mund të dialogojnë me bandat kriminale”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

Ndërkohë, Rrustemi ka thënë se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i po e zvarrit procesin e largimit të barrikadave në veri të vendit.

“Duhet ta themi rendin e gjërave ndonëse ai është shumë i thjeshtë dhe i qartë: 1. Në Republikën e Kosovës janë bllokuar disa prej rrugëve nacionale. Dhe kjo është e paligjshme. 2. Këto barrikada janë vendosura nga struktura kriminale dhe të armatosura që dirigjohen direkt nga Beogradi, madje këtë edhe e kanë pranuar zyrtarisht. 3. KFOR ka kërkuar pak kohë nga institucionet e Republikës së Kosovës për t’i hequr këto barrikada të paligjshme. 4. Jemi në ditën e 14 dhe sot KFOR deklaron që kjo punë të zgjidhet me dialog. Këto deklarata dhe kjo zhagitje vërtetë po bëhen të papranueshme dhe janë duke kaluar çdo pritje. Rendi dhe ligji duhet të mbizotërojë. Me krimin dhe paligjshmërinë nuk mund të negociohet. Barrikadat duhet të hiqen sa më parë dhe Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet ta bëjë këtë gjë”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

Lexo më shumë  Alimehmeti: Veliajt i çuan 3 fletëthirrje, tani thotë se shkoi me këmbët e veta në SPAK

Nga 9 dhjetori, rrugët që të çojnë në pikat kufitare Jarinje e Bërnjak kanë mbetur të bllokuara për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët e veriut. Ata po kundërshtojnë arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, i cili dyshohet se organizoi sulmin ndaj komisioneve komunale zgjedhore në veri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *