Lajme

Dita e librit në Amerikë/ Kujtohen martirët e demokracisë Vilson Blloshmi e Genc Leka

Vilson Blloshmi e Genc Leka, poetët martirë të demokracisë u kujtuan në Amerikë për ditët e librit.

Ishte vajza e Vilsonit, Eni Blloshni ajo e cila interpretoi disa rreshta nga poezia për të cilën thuhet se u dënua me vdekje poeti.

“Saharaja s’di të ëndërrojë / Ajo bluan gurë në mendt’ e saj… / Saharaja s’ka këngë të këndojë / Saharaja s’ka as lot të qajë.”, recitoi ajo.

Duke falenderuar të pranishmit dhe organizatorët e këtij eventi, ajo tregon pengun që i ka mbetur nga i ati.

“Nuk arrita ta shikoj fytyrën e Vilsonit, e jo më buzëqeshjen dhe përkëdheljen. Ne i njohim baballarët tanë përmes poezive. Ato janë një mënyrë e shkëlqyer për të shprehur veten”, theksoi ajo.  

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Nga Manahtani u shpreh edhe një herë rëndësia e mbajtjes gjallë të së shkuarës për të mos lejuar përsëritjen.

Shkrimtari dhe studiuesi Mal Berisha tha se kur Blloshmi dhe Leka SHkruanain, pjesa dërrmuesi e shqiptarëve ishte në gjum letargjik.

“Për t’u krenuar që shumë prej nesh, të moshës time në atë kohë nuk kishim zë të fortë siç e kishin këta martirë. Madje – madje, shumica nuk e dinim se çfarë ndodhte mes nesh”, tha Berisha.  

Poetët më të mëdhenjë janë ata që janë përballur me sistemet totalitare duke i dhënë shoqërisë veprat dhe regjimit jetën, shprehet Berisha..

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Prandaj, mendoj se nuk është krejt rastësi që poetët dhe shkrimtarët më të mëdhenj janë ata të cilët janë ballafaquar me diktaturën, si nuk mungojnë rastet e poetëve dhe shkrimtarëve qoftë ndërkombëtar, qoftë shqiptarë, të cilët dallonin nga të tjetër dhe që lanë veprën e tyre, por lanë dhe jetën”, u shpreh Mal Berisha.

Genc Leka dhe Vilson Bllohmi u pushkatuan në 17 korrik 1977 nga regjimikomunistmekuzën e agjitacionit dhe propagandës përmes poezive tëtyre.

“Saharaja” e Blloshmit, dhe “Poezia e Fundit” e Genc Lekës, mendohet se ishin ato që i ndërshkuan përjetë.

Sot ata janë shpallur “Mësues i Popullit“, “Nderi i Kombit“, dhe, “Martir i Demokracisë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *