Lajme

Dita e 3-të! Grupi i Berishës niset sërish drejt selisë së PD-së

TIRANË– Grupi i Rithemelimit, i formuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të shkojë sërish ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Në orën 11:00, grupi i përbërë nga disa anëtarë do të provojnë sërish të futen brenda selisë blu, e cila prej dy ditësh ishte e kyçur.

Sot do te shkohet ne Seli per te zhvilluar mbledhje ne oren 11.00 dhe 12.00 perkatesisht”.- thuhet në njoftimin e tyre të shpërndarë për mediat.

Kjo është dita e tretë që përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit shkojnë në PD. Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.

Lexo më shumë  Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Çfarë ka ndodhur deri më tani në Partinë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2022 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, pasi në Kuvendin e 18 dhjetorit, Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi. Të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare.

Lexo më shumë  Kurti takon ministren e Katarit, diskutojnë për reformat e mirëqenies sociale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *