Lajme

Dikur në foto me vrasësin e komisarit Dritan Lamaj, sot kandidat i mundshëm për drejtor të Policisë së Shtetit

Me shkarkimin e Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së Shtetit, kompetencat e tij tashmë i ka marrë zv.drejtori Tonin Vocaj. Ndërkohë ende nuk dihet me siguri se cili do të jetë pasuesi i Nanos në krye të Policisë së Shtetit. Ndër emrat më të përfolur deri më tani është ai i Muhamet Rrumbullakut, kreut aktual të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA). Megjithatë deri në zyrtarizim me vendim qeverie nuk dihet se si do të rrjedhin ngjarjet.

Lexo më shumë  Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj qëllon me thikë në mes të Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së

Një burim i tha mediave se Rrumbullaku e ka pranuar propozimin e Bledi Çuçit dhe ka gjithashtu miratimin e Edi Ramës. Pritet që emërimi i drejtoit të ri të Policisë së Shtetit të bëhet në ditët e ardhshme. Muhamet Rrumbullaku ka qenë më parë drejtues i Policisë së Tiranës dhe për pak muaj këshilltar i Dritan Demirajt, Ministrit të Brendshëm të propozuar nga PD-ja në qeverinë teknike të vitit 2017. Ai ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit. Gjatë kohës kur PS ishte në opozitë, e ka akuzuar Rrumbullakun si pjesë e grupit të ciftelisë, duke iu referuar drekës së tij me Arben Frrokun, autorin e vrasjes së komisarit Dritan Lamaj. /lapsi/

Lexo më shumë  Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *