Digjet vetura e hetuesit policor në veri të Kosovës
Një veturë e markës “Dacia” me targa BG është djegur tërësisht, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 5:00 të mëngjesit pranë ndërtesës të quajtur “Vampirusha”, në veri të Mitrovicës, derisa vetura ishte e parkuar.
Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se vetura është pronë e hetuesit policor të nacionalitetit serb me inicialet Zh. K. i cili punon në jug të Mitrovicës. Sipas këtyre burimeve, dyshohet se vetura është djegur qëllimshëm nga persona deri tash të panjohur, për shkak të bashkëpunimit të pronarit të veturës me institucionet e Kosovës.
Mësohet se njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa policia po punon në gjetjen e autorëve të këtij incidenti.
Rruga Press