KryesoreLajme

Ministri Peci padit gazetarin Lirim Mehmetaj: Nuk lejoj që punën me nder e pastërti të ma njollosi çdo ndyrësi

Ministri i Bujqësisë Faton Peci e ka paditur gazetarin e Albanian Post në pronësi të Baton Haxhiut, Lirim Mehmetajn i cili nëpërmjet një postimi në Facebook e ka akuzuar ministrin Peci se është i përfshirë në skandalin e mishit të Brazilit të publikuar nga emisionin “Stop” në Tv Klan.

“Mos me pasë gazetarë, sa për Pecin kishim honger mish Brazili t’15 vjete, t’u mëndu që sa është pre lopa në Prishtinë.
E more hajna more, qysh more me leju me ndodhë kjo?

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta shpërbëjë Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës, prej vitesh kjo ndërmarrje ishte pa funksion

Qysh me iu jep qytetarëve t’u mish Brazili të konzervum vec pse të ka korruptu me pak pare një kompani e poshtër” ka shkruar gazetari Mehmetaj në facebook.

Menjëher pas këtij postimi ministri Peci ka reaguar duke paraqitur një padi duke iu drejtuar gazetarit Mehmetaj: ” E tash trego para Gjykatës ku janë ato pak pare!
Nuk lejoj që punën me nder e pastërti të ma njollosi çdo ndyrësi”

Lexo më shumë  Kosova dhe Katari diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në fushën sociale

YouTube player