Lajme

Digjet edhe një veturë me targa RKS në Zubin-Potok

Një veturë tjetër me targa RKS në Zubin-Potok është djegur në orët e para të së mërkurës, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë, vetura e tipit Hyundai ishte pronë e një personi të komunitetit serb.

Policia dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendngjarje për ta lokalizuar zjarrin.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private, kryesisht ndaj veturave të regjistruara me targa lokale RKS”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Policia ka apeluar për bashkëpunim qytetarët në veri, “e cila do të kujdeset në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, zbulimin e akteve të tilla kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësve të këtyre veprave kriminale”.

Në fund të tetorit, edhe dy vetura të tjera që konvertuan targat në RKS u dogjën në Leposaviq.

Automjetet me targa ilegale të Serbisë mund të qarkullojnë rrugëve të Kosovës edhe pas 1 nëntorit. Qeveria ka vendosur që nga kjo datë të ketë shkallëzim sanksionesh: në tri javët e para qortim; nga 21 nëntori për dy muaj rresht shqiptim gjobash; nga 21 janari targa provuese; e nga 21 prilli zbatim të tërësishëm të vendimit. SHBA-ja është shprehur e zhgënjyer me vendimin e Qeverisë, meqë kërkonte shtyrjen e zbatimit të vendimit për 10 muaj. E, Lista Serbe ka paralajmëruar “përgjigje të ashpër” ndaj planit të Qeverisë.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Sipas Ministrisë së Brendshme, deri më 31 tetor – 20 vetura kanë shfrytëzuar afatin për t’i kthyer targat nga ilegale në RKS. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *