Bota

VIDEO/ Ukraina rrëzon dy helikopterë rusë në tre minuta

Ukraina ka rrëzuar dy helikopterë sulmues rusë në vetëm tre minuta. Armët kundërajrore goditën Ka-52 Alligators në rajonin jugor të Khersonit dje në mbrëmje, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës.

Helikopteri sulmues njëvendsh që kushton 12 milionë paund është mbiquajtur Peshkaqeni i Zi dhe përshkruhet si “helikopteri më vdekjeprurës” i Rusisë. Sistemi i tij i menaxhimit të fushëbetejës e lejon të ndajë të dhëna me mjete të tjera fluturuese për të koordinuar operacionet e sulmit.

Lexo më shumë  OKB: Afër gjysmë milionë palestinezë janë zhvendosur për shkak të luftimeve në Rafah dhe veri të Gazës

Pamjet vijnë disa javë pasi trupat ukrainase rrëzuan katër helikopterë rusë në 18 minuta. Ukraina hodhi po ashtu në erë një helikopter Mi-8 në Donetsk me anë të një rakete tokë-ajër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *