Lajme

Digjen pemët frutore në kodrat e Vajkanit, në rrezik banesat dhe kisha

Një zjarr i papritur ka përfshirë kodrat e Vajkanit në Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.

Zjarri është shtrirë në një territor të gjerë, ndërsa rrezikohen të digjen ullishte dhe pemë frutore. Flakët janë përhapur në një zonë ku ka banesa, ndërsa pranë është edhe kisha e Vajkanit.

Lexo më shumë  Kongresmeni Self: Refuzimi i disa shteteve anëtare të NATO’s për ta njohur Kosovën, minon stabilitetin në Ballkan

Në terren kanë zbritur të gjitha mjetet dhe efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit.

Më herët ministri i mbrojtjes Niko Peleshi lajmëroi se dy avionë të tipit Canadair për shuarjen e zjarreve vijnë si mbështetje përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për Shqipërinë nga qeveria greke.

Për fikjen e flakëve në malin e Çikës ka nisur ndërkohë ndërhyrja nga ajri.

Lexo më shumë  Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *