Lajme

Digjen pemët frutore në kodrat e Vajkanit, në rrezik banesat dhe kisha

Një zjarr i papritur ka përfshirë kodrat e Vajkanit në Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.

Zjarri është shtrirë në një territor të gjerë, ndërsa rrezikohen të digjen ullishte dhe pemë frutore. Flakët janë përhapur në një zonë ku ka banesa, ndërsa pranë është edhe kisha e Vajkanit.

Lexo më shumë  Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

Në terren kanë zbritur të gjitha mjetet dhe efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit.

Më herët ministri i mbrojtjes Niko Peleshi lajmëroi se dy avionë të tipit Canadair për shuarjen e zjarreve vijnë si mbështetje përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për Shqipërinë nga qeveria greke.

Për fikjen e flakëve në malin e Çikës ka nisur ndërkohë ndërhyrja nga ajri.

Lexo më shumë  Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *