Lajme

Dhuna ndaj grave, nis rrugëtimi i peticionit për ndryshime ligjore

Shoqata e grave dhe vajzave, publicistë, juriste dhe qytetare të Elbasanit kanë nisur rrugëtimin e një nismë që synon të vendosë me ligj kontrollin e personave të dënuar për dhunë ndaj grave dhe vajzave, që të vëzhgohen edhe pas kryerjes së dënimit.

Nisma për këtë peticion vjen si reagim pas vrasjes më të fundit të një nëne të re në qytetin e Fierit, e cila u qëllua me armë nga ish-bashkëshorti.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

Përballë kësaj situate vetë gratë e pranojnë që shoqatat në mbrojtje të tyre duhet të bëjnë një punë më konkrete ndërgjegjësuese dhe jo vetëm të përfitojnë fonde 

Peticioni do të dërgohet në qendrat e qyteteve kryesore të vendit për të marrë firmat e nevojshme në mënyrë që t’u propozohet ligjvënësve në parlament për ndryshimet ligjore./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *