Kuriozitete

Detajet e kryeveprave të Mikelanxhelos që përcaktuan Rilindjen italiane

Mikelanxhelo (Mikelangelo di Lodoviko Buonarroti Simoni), konsiderohet shpesh si një nga artistët më me ndikim të periudhës së Rilindjes, duke i lënë si trashëgimi njerëzimit kryeveprat si statuja e “Davidit” apo dhe muralet e tij në Kapelën Sistine. Më poshtë janë disa nga detajet mbi jetën dhe veprën e tij.

Shtatorja e Davidit është menduar të vendosej në çatinë e një godine në Firence

Kur autoritetet e autorizuan Mikenaxhelon për të skalitur Davidin, supozohej se ishte një nga statujat e shumta që do të rreshtoheshin mbi çatinë e kupolës së Katedrales së Firences. Por, kjo vepër u pëlqye aq shumë nga njerëzit, saqë kur përfundoi në vitin 1504, u vendos të ishte më e dukshme për njerëzit.

Për me tepër, me një lartësi prej 5.2 metrave dhe me një peshë 6.4 tonelatave, ngjitja e saj në çati nuk do të ishte detyrë e lehtë. Prandaj, u mor vendimi për ta ekspozuar atë jashtë Pallatit Veiko – zyrave t[ qeverisë së Firences ku qëndroi për gati 370 vjet përpara se të transferohej në Galeria e Akademisë së Firences më 1873, ku qëndron ende. sot.

Piktura “Gjykimi i fundit” mund të përmbajë një autoportret të artistit

Përveç tavanit të Kapelës Sistine, Mikelanxhelo realizoi një afresk në murin e altarit të kishës të cilën e realizoi gjatë viteve 1536–1541. Piktura përshkruan ardhjen e dytë të Jezusit në Tokë dhe gjykimin e shpirtrave që shkojnë në Parajsë ose Ferr.

Në përgjithësi besohet se artisti ka fshehur në këtë pikturë një referencë për veten e tij. Thuhet se ka një ngjashmëri të madhe të Mikelanxhelos në imazhin e Shën Bartolomeut që gjeti vdekjen i rrjepur për së gjalli.

Statuja me emrin “Pietà” (Mëshira) është vepra e vetme që përmban edhe nënshkrimin e artistit

Kjo vepër që përshkruan Marinë duke u përkulur mbi trupin e Jezusit pas kryqëzimit, është një nga më të njohurat e Mikelanxhelos. Thuhet se është vepra e vetme e nënshkruar nga Mikelanxhelo. Po çfarë e bënte këtë vepër kaq të ndryshme nga të tjerat, saqë ai u nxit të vendoste nënshkrimin e tij?

Mendohet se një ditë po dëgjonte njerëzit që e admironin statujën si vepër në zhvillim e sipër. Po,r kur njëri prej tyre pyeti se kush ishte artisti, dikush ia atribuoi një skulptori tjetër. I tmerruar nga kjo gjë, u rikthye te statuja një mbrëmje dhe e gdhendi emrin e tij në gjoksin e Marisë një akt ky për të cilin më vonë do të pendohej, duke premtuar se nuk do të nënshkruante kurrë më një vepër tjetër.

“Moisiu” është menduar për një varr shumë më të madh për Papa Julin II

“Moisiu” konsiderohet si një nga veprat më të mira të artistit, duke qenë objekti kryesor dekorativ i varrit të Papa Julit II. Por, teksa varri në gjendjen e tij aktuale është mbresëlënës, në fillim është menduar të ishte shumë më i madh.

Papa Juli II, që e porositi veprën kur ishte gjallë, synonte që vendi i tij i prehjes së përjetshme të ishte një vepër arti me tri nivele, me deri në 40 statuja të përmasave reale për ta zbukuruar. Por, teksa projektet tjera, si tavani i Kapelës Sistine, u zvarritën, “Moisiu” u skalit sipas planit origjinal.

Pas vdekjes së Papës në vitin 1513, Mikelanxhelo pranoi të skaliste një varr shumë më të tonifikuar, ku qëndron aktualisht edhe statuja e famshme. Por, ka disa dëshmi të ideve origjinale, përfshirë ilustrime të planeve dhe statujave si “Skllavi që vdes” dhe “Skllavi rebel” të cilat ishin planifikuar në projektin kryesor. Kur planet ndryshuan, ato përfunduan Muzeun e Luvrit në Paris.

Katër vite për të pikturuar tavanin e Kapelës Sistine

I përbërë nga 300 figura dhe me një sipërfaqe prej 1115 metrash katrorë, piktura e madhe e Mikelanxhelos në tavanin e Kapelës Sistine, ishte një shumë i madh. Ndaj, nuk është e habitshme që artistit iu deshën katër vite për ta përfunduar. Artistë të tjerë kontribuuan me punën e tyre, përfshirë emrat si Sandro Botiçeli, Kozimo Roseli dhe Pietro Peruxhino. Pavarësisht se ishte pjesë e spikatur e mitologjisë mbi Mikelanxhelon, artisti nuk e pikturoi tavanin e Kapelës Sistine i shtrirë mbi shpinë. Në realitet, ai dhe ekipi i tij ndërtuan një skelë të veçantë që ua dha mundësinë ta përfundonin kryeveprën duke qëndruar në këmbë. Ideja e qëndrimit mbi shpinë buron nga një përkthim të gabuar i një biografi të Mikelanxhelos ku ai përdor fjalën “resupinus’”, që do të thotë “përkulur nga pas”, për të përshkruar pozicionin e pikturës së artistit . Disa gabuan duke e interpretuar atë si “i shtrirë mbi shpinën e tij”.

Nuk e konsideronte veten piktor shumë të talentuar

Tavani i Kapelës Sistine është një nga veprat artistike më të famshme në histori. Por, gjatë gjithë kohës që punoi për realizimin, Mikelanxhelo u shpreh se nuk kishte besim tek aftësitë e tij si piktor. Projekti e zhyti në ankth dhe paranojë, duke besuar se ishte i destinuar që të dështonte.

“Nuk jam njeriu i duhur për këtë projekt. Nuk jam as piktor!”, shkroi ai duke iu referuar kryeveprës që po realizonte. Gjithsesi, pavarësisht ankthit, Mikelanxhelo e bindi Papa Julin II që ta zgjeronte projektin fillestar. Kështu, ajo që supozohej të ishte fillimisht tabloja e 12 apostujve u shndërrua në skenën madhështore që është sot.

Sheshi Piacale Mikelanxhelo në Firence ka kopje në bronz të skulpturave më të famshme të artistit

Mikelanxhelo lindi më 6 mars 1475, në Kapreze, dhe vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër më 18 shkurt 1564 në Maçel De Korvi, në Romë, në moshën 88-vjeçare. Në Firencen e sotme, trashëgimia e tij është shumë e fortë. Kjo gjë është shumë më e dukshme në Piacale Mikelanxhelo përballë lumit Arno, që ofron pamje panoramike të qytetit.

Në shenjë nderimin për Mikelanxhelon dhe veprat e tij, disa nga statujat e tij më të famshme – përfshirë “Davidin” dhe katër statujat alegorike nga Kapela Mediçi (“Agimi”, “Muzgu”, “Nata” dhe “Dita”), janë rikrijuar në bronz dhe janë vendosur përreth sheshit.

Vepra “Krijimi i Adamit” mund të përmbajë një imazh të fshehur të trurit

Në vitin 1990, mjeku nga Indiana e ShBA-së, Frank Meshberger, propozoi një interpretim të ri të veprës “Krijimi i Adamit” që është pjesa më e njohur e tavanit të Kapelës Sistine. Teoria e tij është se pëlhura në ngjyrë trëndafili që rrethon Zotin dhe Evën në pikturë, përfaqëson trurin e njeriut për shkak të formës së tij të veçantë.

Gjithashtu, ai vuri në dukje detaje të tjera që mund të gjenden brenda veprës, si shalli jeshil që sipas tij përfaqëson pjesën vertebrale dhe këmbën e një engjëlli që formon atë që duket si gjëndra e hipofizës. /Përgatitur nga: bota.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *