KryesoreLajme

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjykata konfiskoi pasuritë e shtetases Alda Klosi dhe ish-bashkëshortit të saj, të akuzuar për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim’ parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Gjykata konfiskoi:

Shuma monetare 368.000,00 (treqind e gjashtëdhjetë tetëmijë) Lekë, 15.600,00 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) USD dollarë amerikanë, 462.950,00 (katërqind e gjashtëdhjetëedymijë e nëntëqindepesëdhjetë) Euro, sekuestruar për llogari të procedimit penal nr. 9220/2022 dhe arkëtuar në llogarinë e Prokurorisë në 10.01.2023;

Apartament me sipërfaqe 85.09 m2 të shfrytëzueshme me numër pasurie 6/572+1-35, ZK 8210, Vol. 42,Fq 127 pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A.K.; dhe

Garazh me sipërfaqe 14.06 m2 të shfrytëzueshme, pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A.K.

“Nga procedimi pasuror nr.05, 2022, rezultoi se e pandehura/subjekti i hetimit pasuror A.K. e cila është përfshirë si subjekt deklarimi në ILDKPKI që në vitin 2016, nuk ka deklaruar në këtë institucion pasurinë që nuk e justifikon atë me burime të ligjshme të të ardhurave. Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar rezulton se pasuritë e paluajtshme të llojit apartament dhe garazh, që zotërohen nga ajo dhe nga personi i lidhur, janë pasuri të pajustifikuara nga të ardhurat e ligjshme. Këto pasuri të paluajtshme janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në deklaratat e ILDKPI nga personi i hetuar A.K.”, tha gjykata në vendimin e saj.

Lexo më shumë  Mbijetesë në dyert e postës shqiptare: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

Si u dënua Klosi?

Në tetor të vitit 2024, Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 18 muaj burg të dhënë nga Shkalla e Parë për ish-zyrtaren e ministrisë së Financave, të akuzuar për “fshehje të pasurisë”. I pa ndryshuar mbeti edhe dënimi me 4 vjet e 8 muaj për Rozeta Dobin dhe atë me 3 vjet e 4 muaj burg për djalin e saj Havier Dobi, të fajësuar për “vjedhje”.

“Strumbullari” i historisë që çoi në dënimin e tyre ishte një denoncim i Alda Klosit për vjedhjen e 120 mijë eurove në banesën e saj. Shuma u pranua të ishte marrë nga sanitarja Rozeta Dobi, e cila kishte inskenuar një grabitje.

Por më vonë, pas përgjimeve të policisë dhe një kontrolli të dytë në banesën e saj, u gjetën gati 400 mijë euro të tjera të fshehura në tubin e aspiratorit, të cilat Klosi nuk pranoi t’i quante të sajat. Por Dobi deklaroi para autoriteteve se paratë ishin të Klosit.

Lexo më shumë  Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, u arrestua në shkurt të vitit 2023 me akuzën e pastrimit të parave, shkruan A2.

Ajo ra pre e vjedhjes nga sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi. Ish-zyrtarja deklaroi se 120 mijë eurot që ia kishin vjedhur, ishin të familjes së xhaxhait të saj, Ylli Çika, që jetonte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer. Ai ndërroi jetë më 18 janar, raporton A2.

Klosi pretendoi para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait për mobilimin e shtëpisë apo dhe për t’i ruajtur ato. Por burime jo zyrtare thanë për A2 CNN se familja e Ylli Çikës ish-kirurg dentar, nuk ka pasur dijeni lidhur me deklarimet e Alda Klosit në polici dhe prokurori, ndërsa kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë histori.

Pas arrestimit të sanitares dhe djalit të saj, policia gjeti në shtëpinë e familjes Dobi dhe 400 mijë euro të tjera të fshehura në tubin e aspirimit. Vetë Rozeta Dobi tha se paratë i kishte marrë në shtëpinë e Klosit.

YouTube player