ArgumentKryesore

Dështimi i “Agjencisë së Gënjeshtarëve të Kosovës” është fitore e opinionit publik ndaj Beogradit

Nga Hysamedin Feraj

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke thënë se “Agjensia e Gënjeshtarëve të Kosovës (AGK)” ka humbur betejën e saj kundër publikut shqiptar.

Sipas Ferajt, kryesimi i Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale dhe dështimi i kundërshtarëve politikë janë dëshmi e humbjes së, siç e quan ai, “shërbimit propagandistik të porositur kundër LVV-së”.

Lexo më shumë  Kurti para ndeshjes me Slloveninë: Forca Kosovë, të gjithë bashkë për Dardanët, në stadium, sheshe e shtëpi

Ai shtoi se, përveç “ligësisë alarmante”, ndër shkaqet e dështimit është edhe arrestimi i një ndërmjetësi që, sipas tij, “sillte udhëzime nga Beogradi”.

“Dështimi i saj është dështim i Beogradit dhe fitore e opinionit publik shqiptar kundër Vuçiqit dhe agjentëve të tij,” shkroi Feraj, duke uruar Kosovën për këtë që e cilësoi si fitore të rëndësishme politike.

Në fund, ai përmendi rezultatet e deritanishme: LVV e para në garë për 15 komuna, LDK e dyta për 10, ndërsa PDK e treta për 6 komuna.

Lexo më shumë  Lajçaku e pranon se ka komunikuar me pedofilin Epstein

Rruga Press

YouTube player