Bota

Deri më tani janë vrarë 40 oficerë të lartë rus. Ministri i Mbrojtjes pësoi atak kardiak

Rusia ka humbur edhe oficerin e 40-të të lartë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Sipas Daily Mail, koloneli Denis Mezhuev u vra gjatë luftimeve në front. Lajmi u konfirmua edhe nga një politikan rus. Rusia ka humbur deri më tani 7 shtatë gjeneralë dhe 33 kolonelë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Më shumë se 20 mijë trupa ruse janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë. Ky numër shumë i lartë sugjeron se plani i Putinit nuk po shkon siç duhet.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

Ndërkohë një biznesmen ruso-izraelit pretendon se ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu ka pësuar një atak kardiak. Leonid Nevzlin pretendon se ataku kardiak nuk ka ardhur për shkaqe natyrale, por ka qenë një tentativë vrasje.

Shoigu është në repartin e shërbimit intensiv në spital. Më herët ishte raportuar se mes ministrit dhe Vladimir Putinit ka pasur përplasje. Shoigu ishte zhdukur nga mediat për javë të tëra.

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

Biznesmeni Nevzlin thotë se 20 gjeneralë janë arrestuar për shkak se pushtimi i Ukrainës nuk ka shkuar siç duhet.

Nevzlin ka qenë një nga njerëzit më të pasur në Rusi, por u arratis prej andej në vitin 2003 pasi Putini i sekuestroi kompaninë e naftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *