Lajme

Deputetja shqiptare në Kroaci: Ballkani i Hapur, një nismë ku dominon Serbia

Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat, Emina Lekaj Përlaskaj deklaroi se Kroacia e shikon nismën rajonale Ballkani i Hapur, një donminim të Serbisë ndaj shteteve të tjera.

Në një intervistë, Përlaska u shpreh ka dyshime në lidhje me këtë nismë, ku sipas saj, Serbia ka përzgjedhur vetëm Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke lënë jashtë Kosovën e Malin e Zi.

“Kroacia nuk e ka mirëpritur Ballkanin e Hapur. Kjo për arsye se Kroacia dhe Serbia kanë qenë pjesë e ish-Jugosslavisë dhe gjatë asaj periudhe ka qenë dy republikat më të forta, por nga ana ekonomike më e fortë se Serbia. Tani që përsëritet kjo pjesa e Ballkanit të Hapur, qëndrimi i Kroacisë është që Serbia, në një mënyrë indirekte, dëshiron të dominojë në këto shtete të Ballkanit.

Lexo më shumë  Gaz Bardhi godet raportimin e Top Channel: Mashtron, mbron korrupsionin e Ballukut!

Nuk është mirëpritur dhe nuk është një qëndrim pozitiv, që duhet të mbështetet një Ballkan i tillë. Unë si shqiptare që jetoj në Kroaci, e kam qëndrimin pro, le të bëhet Ballkani i Hapur, por ku është Kosova në këtë rast? Duke marrë parasysh që Serbia i ka përzgjedhur vetëm Shqipërinë dhe Maqedoninë, kjo më bën pak skeptike në atë drejtim dhe mbaj qënrimin e qeverisë kroate, e cila e sheh si një dominim të Serbisë”, theksoi ajo.

Lexo më shumë  Kurti: Do të përpiqemi maksimalisht t’i evitojmë zgjedhjet, s’kemi emër të përveçëm për president

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *