Bota

Forcat ukrainase me dy aksione të fuqishme: Rrëzohen tre drone iranianë, goditet ura që lidh Rusinë me Krimenë

Forcat e Mbrojtjes Ajrore rrëzuan tre drone kamikaze iranian Shahed-136, të cilët u përdorën nga pushtuesit rusë për të sulmuar rajonet Odesa dhe Mykolaiv të premten vonë, më 7 tetor.

Njoftimi u bë në Facebook nga Komanda Operative  në Jug.

“Vonë në mbrëmje më 7 tetor, forcat pushtuese sulmuan rajonet Odesa dhe Mykolaiv me tre drone kamikaze Shahed-136. Të tre dronët vetëvrasës u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore,” thuhet në raport.

Oleksandr Starukh, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Zaporizhzhia, tha se për herë të parë, forcat ruse sulmuan Zaporizhzhinë me dron kamikaze iraniane më 7 tetor.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

Poashtu, në orët e para të mëngjesit në urën që lidh Krimenë me Rusinë ka ndodhur një shpërthim.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit të Ukrainës, ka postuar në Twitter pas zjarrit të urës – dhe e quajti atë “fillimi”.

“Krime, ura, fillimi. Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet të kthehet në Ukrainë, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të dëbohet”, thotë Podolyak.

Ura është shumë simbolike për Rusinë dhe një rrugë e rëndësishme furnizimi logjistik. Vendndodhja e saj lejon që furnizimet të shkojnë në Ukrainën e pushtuar nga Rusia nëpërmjet Krimesë.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

E njohur edhe si Ura e Krimesë, Ura e Kerçit është 12 milje e gjatë dhe është ndërtuar nga Rusia pasi aneksoi Krimenë.

Kontrata shumë miliardë dollarëshe për urën u dha për herë të parë në vitin 2015, me urën që u hap përfundimisht nga Vladimir Putin në maj 2018.

Ende nuk është e qartë se sa dëme janë bërë, megjithëse nga pamjet fillestare nuk duket se harqet kryesore janë shkatërruar.

Sulmi në urë shënon një tjetër pengesë për Moskën, pas disa javësh përmbysjeje në fushën e betejës, teksa forcat ukrainase avancuan në vijat e frontit. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *