Lajme

Deputetja e VV-së akuzon Lajçakun, thotë se po e përkrah Serbinë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu – Hyseni, ka hedhur akuza të rënda ndaj emisarit për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsollav Lajçak.

Ajo në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se Lajçak po i përkrah qëndrimet e Serbisë në dialogun me Kosovën.

“Tendencë për ta kthyer në çështje dialogu, ka Serbia dhe fatkeqësisht po përkrahet me disa nga përfaqësuesit e politikës së BE-së, në këtë rast nga negociatori i cili ka tendenca t’i qëndroj prapa qëndrimeve të Serbisë. Po e përsërisë, fakti që nesër do diskutohet për dinarin, nuk do të thotë se kjo është temë e dialogut”, tha ajo.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Komunës dhe MINT-së. Peci: 1 milion euro investim për Parkun Industrial në Mitrovicë

Tutje ajo nuk i ka quajtur shqetësuese qëndrimet e ShBA-së dhe BE-së kundër ndalimit të përdorimit të dinarit serb.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Orav pas takimit me Kurtin në prani të Sorensen: Ligji për të huajt do të zbatohet me disa masa shtesë