Deputetja britanike pas lirimit të policëve kosovarë: Për qeverinë e Serbisë s’kishte asnjë pasojë
Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar pas vendimit për lirimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.
Megjithatë, ajo shton se për qeverinë e Serbisë nuk ka pasur asnjë pasojë.
“E lehtësuar kur shikuam lirimin e tre zyrave të policisë kosovare, të cilët ishin ndaluar dhe rrëmbyer ilegalisht nga territori i Kosovës. U desh shumë kohë për lirimin e tyre, pa pasoja të dukshme për qeverinë serbe. Përkundrazi, Serbia mori pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake me SHBA-në”, thotë ajo.
Rruga Press