Lajme

Arrijnë në Kosovë tre policët e kidnapuar nga Serbia

Pas lirimit nga Serbia, tre zyrtarët policorë të Kosovës që ishin kidnapuar nga Serbia tashmë kanë arritur në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdare.

Të tre policët ishin kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konfirmoi se tre oficerët policorë të rrëmbyer në Republikën e Kosovës më datë 14 qershor, janë liruar pas seancës të mbajtur në Gjykatën e Lartë të Kralevës.

Lexo më shumë  Pas transmetimit të protestave studentore, sulmohet llogaria e News24 në Instagram. Javët e fundit faqja arriti 270 mln shikime

Sipas avokatëve mbrojtës, në këtë seancë, Gjykata e Lartë e Kralevës ka konfirmuar Aktakuzën e Prokurorisë së Lartë të Kralevës ndaj tre oficerëve policorë, ku ngarkohen për kryerjen e veprës penale “prodhim, mbajtje dhe qarkullim ilegal i armatimit dhe mjeteve shpërthyese,” sipas nenit 348, paragrafi 4, të lidhur me paragrafin 2 dhe 1 të Kodi Penal të Serbisë.

Prokurori nuk ka kërkuar që oficerëve policorë t’u vazhdohet paraburgimi, që Gjykata e ka pranuar, ku si rrjedhojë, u është lejuar të mbrohen në liri, respektivisht të kthehen në Republikën e Kosovës.

Lexo më shumë  Stradner: Fitorja e studentëve nuk garanton shkëputjen e Serbisë nga ndikimi rus

Rruga Press

YouTube player