Lajme

Deputetja britanike mbron Kosovën: Nëse kjo do të ndodhte te ne, do ta cilësonim si sulm ndaj demokracisë

Deputetja britanike Alicia Kearns mbështeti Kosovën në debatin e zhvilluar në parlamentin britanik mbi situatën e tensionuar në veri të vendit. Kearns, e cila është gjithashtu edhe kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, deklaroi se dhuna në veri të Kosovës është e orkestruar nga Beogradi.

Gjatë fjalës së saj, deputetja kritikoi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së ndaj autoriteteve kosovare ndërsa shtoi se nëse një gjë e tillë do të ndodhte në Britani që kryetarët të mos lejoheshin të hynin në zyra, do të konsiderohej si një goditje e rëndë ndaj demokracisë në vend.

Lexo më shumë  "Ju nuk jeni vetëm"/ Mijëra qytetarë prej 26 ditësh kërkojnë largimin e Ramës, eurodeputetja gjermane: Të hënën do t’i bashkohem protestës në Tiranë

“Por ishte faji i ndërhyrjes nga jashtë dhe duket se shpesh nuk përmendet kjo. Javën e kaluar, kryetarët e komunave, jo me dhunë, tentuan të futen në zyra, por dhuna u orkestrua. Po të ndaloheshin kryetarët tanë të punonin nga zyrat e të detyroheshin të punonin në shtëpi, do të thoshim është goditje e rëndë ndaj demokracisë. Pati dhunë të orkestruar në veri nga milicia e financiar nga Beogradi, dhunë kundër KFOR-it, Policisë, hodhën koktej molotovi, gjuajtën me armë, dogjën makina. Po dështohet vendosja e masave ndaj Beogradit, qytetarët në veri kërcënohen nga grupet kriminale”, tha Kearns.

Lexo më shumë  Njësoj si në Shqipëri, diaspora shqiptare vijon protestat në qytete të botës
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *