KryesoreLajme

Deputeti i LVV-së, i mbijetuari i masakrës së Dubravës kërkon që Prokuroria të zgjohet nga gjumi

Njëri nga të mbijetuarit e masakrës në Burgun e Dubravës dhe aktualisht deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka kërkuar nga Prokuroria e Kosovës që të nisë hetimet për t’i dëgjuar dëshmitë e atyre që i mbijetuan kësaj masakre, në 23-vjetorin e saj.

Dugolli përmes një konference për media të enjten, u shpreh se ata që kanë mbijetuar nuk mund ta harrojnë tmerrin që përjetuan para 23 vjetësh, nga siç thotë ai, çmenduria fashiste serbe.

“19 maji, dita kur para 23 vjetësh filloi loja ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës. Nga mesi i muajit prill dhe deri në fund majit, qindra shqiptarë u burgosën për vepra penale politike dhe ordinere. Burgu i Dubravës shndërrohet në bazën më të fuqishme të policisë speciale serbe. U bë grumbullimi i pengjeve shqiptare në prill 1999, nga ta që ishin në Serbi dhe nga ta që ishin në burgjet shqiptare. Përzgjedhja, transferimi dhe sistematizimi u bë në funksion të një plani për kryerjen e një nga krimeve më të shëmtuara në kuadër të zbatimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve, vrasjen masive të pengjeve të luftës. Më 19 maj, NATO sulmoi caqet serbe dhe ne kemi menduar se na kanë sulmuar edhe brenda burgut. Por më vonë doli një videomaterial ku gjeneralët amerikanë e mohojnë se kanë sulmuar brenda mureve. Pas tërheqjes së avionëve të NATO-s, aviacioni serb sulmoi pavionet e mbushura me shqiptarë për t’ia lënë fajin NATO-s. Më 22/23 maj, çmenduria fashiste serbe kreu ekzekutimin masiv. Bilanci tragjik ishte nga 995 të burgosur shqiptarë, vriten barbarisht mbi 120 persona dhe plagosen 185 të tjerë”, tha Dugolli. 

Lexo më shumë  Sveçla: Nuk do ta ndalim betejën për shtet e drejtësi

Ai thotë se nuk mund të harrohet Aleksandar Rakoçeviq, që ishte drejtor i burgut. 

“Sot, edhe pas 23 vjetësh, ne të mbijetuarve ende na shfaqen parasysh vrasjet barbare. Edhe pas 23 vjetësh, nuk kemi harruar breshëritë e plumbave. Ne nuk mund të harrojmë se Aleksander Rakoçeviq ishte drejtor burgu. Ne nuk mund të harrojmë fytyrat e venitura të mbi 120 shokëve, por vallë a e bren ndërgjegjja drejtësinë vendore e ndërkombëtare që nuk po bën asgjë? Prokuroria duhet të zgjohet nga gjumi dhe të dëgjojë dëshminë e këtyre njerëzve. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se drejtësi. Ne i garantojmë Prokurorisë, asnjë të mbijetuar nuk do të ketë nevojë për statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Të gjithë do të dëshmojnë vetëm të vërtetën”, ka thënë Dugolli.

Lexo më shumë  Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit

Deputeti i VV-së vuri në theks se presidenti serb Aleksander Vuçiq, asokohe ministër nën Sllobodan Millosheviqin, nuk është distancuar nga mizoritë e Millosheviqit.

“Vuçiq nuk po distancohet as nga politikat e ashpra të Putinit”, shtoi Dugolli.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *