Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje: Nuk ekziston asnjë propozim gjerman për Asociacionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se nuk ekziston asnjë propozim gjerman për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Abazi në një konferencë theksoi se nuk ka asociacion që mund t’i kalojë ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

“Nuk ka propozim gjerman, nuk mund të ketë asnjë propozim me emra të tjerë. Në fakt ka vetëm një propozim, Asociacioni i komunave i cili duhet të formohet bazuar në ligjet ekzistuese të vendit. Nuk ka asociacion që mund t’i kalojë ligjet dhe Kushtetutën e vendit… Nuk mundet një shtet që ka bërë gjenocid në të kaluarën të vendosë kushte për qytetarët e Kosovës. Do të duket qesharake që një shtet që ka vrarë fëmijë e gra tenton të jetë garantues demokratik i të drejtave të serbëve në Kosovë, kjo është paradoksale”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Konjufca diskuton me delegacionin çek për sigurinë e Kosovës dhe rajonit

Abazi ka folur edhe për reformën zgjedhore.

“Po iu thërras të gjithëve ekspertë, juristë e shoqërinë civile dhe mediat që të përcillni me kujdes këtë proces të rëndësishëm të reformës zgjedhore. Duhet të bëhet zgjedhja e drejtpërdrejt e presidentit me votën e qytetarëve.”

Ai ka thënë gjithashtu se duhet të bëhet digjitalizimi i sistemit zgjedhor.

“Ligji që kemi sot ka lejuar deforminim e plotë të vullnetit të qytetarëve. Masakrimi i votës së qytetarëve ndodh në momentin e numërimit. Komisionerët bëjnë pazare se cilit kandidat do t’i takojnë votat e partive politike.

Në shumicën e rasteve kandidati që ka pasur vëzhgues brenda. Ligji i ri duhet plotësisht, ta largojë këtë hapësirë të manipulimit të votës së qytetarëve.”

Rruga Press

Lexo më shumë  BE-ja mbështet Serbinë për murë – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i bllokohet procesi i anëtarësimit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *