KryesoreLajme

Deputeti gjerman, Roth: Nëse pas sulmit në Zubin Potok qëndron shteti serb, BE-ja duhet t’i jap fund negociatave me Serbinë

Michael Roth, kryetari i Komitetit për Çështjet e Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë, ka dënuar fuqishëm sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e quajtur atë një “akt terrorist”.

Përmes një mesazhi në platformën X, Roth theksoi se metoda e përdorur në sulm ishte në përputhje me terrorizmin në stilin rus.

Lexo më shumë  “I qëndroni gatitu Radoiçiqit dhe luftoni Republikën e Kosovës” – Konjufca i ashpër me deputetët e Listës Serbe, u kërkon të largohen nga Kuvendi

“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Evropës”, tha Roth.

“Këto sulme duhet të hetohen në thellësi. Nëse Serbia vërtet është pas kësaj, gjë që shpresoj të mos jetë, kjo do të shënonte fundin e negociatave të BE-së me Serbinë”, pohoi deputeti gjerman.

Ndryshe, sulmi ndaj kanalit, i cili siguron furnizimin me ujë për dy centrale energjetike me qymyr në Kosovë, ka ngritur shqetësime për sigurinë energjetike dhe të ujit të vendit.

Lexo më shumë  Osmani ua prezanton Costas dhe Matsolas dëshmitë për lidhjet e qarta të Serbisë me sulmet në veri

Rruga Press

YouTube player