Lajme

Deputetët e opozitës kthejnë përmbys karriget e ministrave në Kuvendin e Shqipërisë – Shtyhet seanca

Seanca e sotme plenare është shtyrë për një ditë tjetër, pasi salla u bllokua dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Në fakt, seanca e sotme plenare, u shoqërua me trazira, pasi 45 deputetë të Partisë Demokratike janë futur në ambientet e brenda të Kuvendit dhe kanë kthyer përmbys disa nga karriget e ministrave dhe nuk lejojnë nisjen e seancës plenare.

Lexo më shumë  Themelohet Këshilli për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Sipas opozitës, ky vendim vjen si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Gjithashtu prej 2 muaj edhe pse mazhoranca ka njohur vullnetin e shumicës së deputetëve për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, që sipas rregullores së Parlamentit zgjidhet nga vetë deputetët, vijon të lexojë seancë pas seance shkresa të firmosura nga Lulzim Basha.

Lexo më shumë  Kurti kujton grevën e minatorëve të Trepçës: “Kosova Republikë”, akti që hapi epokën e rezistencës”

Kjo sjellje e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla është konsideruar si provokim nga ana e deputetëve të PD, që duket se sot kanë vendosur të mos lejojnë vijim normal të punës në Parlament.

Rruga Press

YouTube player