Bota

NASA fotografon hënën në Jupiter

Anija kozmike Juno, një sondë e agjencisë amerikane të hapësirës NASA, iu afrua shumë hënës së Jupiterit, Io, dhe bëri fotot më të mira të kësaj bote vullkanike.

Juno ka fotografuar hënën më 16 tetor në një distancë prej 11.645 kilometrash. Hëna e Jupiterit, Io, është pak më e madhe se Hëna jonë.

Në muajt në vijim, Juno pritet të bëjë fotografi të reja dhe më të mira të hënës Io të marra nga një distancë edhe më e afërt, pasi sonda i afrohet gjithnjë e më shumë për shkak të orbitës së saj aktuale. Në shkurt 2024, sonda pritet të jetë 1500 kilometra nga sipërfaqja e hënës Io.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Juno u nis në vitin 2011, hyri në orbitën e Jupiterit në vitin 2016 dhe që atëherë ka eksploruar planetin dhe hënat e tij të shumta. Jupiteri ka 95 hëna të njohura e, dhe ndër to janë katër më të mëdhatë, Io, Europa, Ganymede dhe Callisto, të njohura si hënat e Galilesë.

Rruga Press

YouTube player