Deputetët e opozitës futen nga dritarja në kryesinë e Kuvendit, garda nuk lejon Bardhin të hyjë
Deputetët e opozitës kanë gjetur një mënyrë për të hyrë në ambientet e kryesisë së Kuvendit.
Ata janë futur nga dritaret.
Deputetët kanë përdorur edhe një karrige për t’u ngjitur fillimisht.
Më pas kanë tërhequr kolegët e tyre.
Por kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi nuk ka arritur të futet për shkak se garda ka ndërhyrë.
Ai ironizoi duke thënë se është lajm i mirë që garda po mbron deputetët e opozitës.
Rruga Press