Lajme

Dënohen më pak se 1 vit burg. Bashkiakët e Durrësit që abuzuan me tenderin 7 mln lekë për zjarrfikëse

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë dënimet për zyrtarët e bashkisës së Durrësit, që abuzuan me tenderin 7 milionë lekë për t’i blerë një zjarrfikëse të shkatërruar, qytetit.

GJKKO i ka dënuar me më pak se 1 vit burg, secilin prej tyre për shpërdorim detyre:

Adriatik Velajn me 11 muaj burg, Muhamed Likaxhiun me 10 muaj burg dhe Artan Tahon me 10 muaj burg për shpërdorim detyre; Gjergj Markolën me 10 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’; Indrit Matmujën me 11 muaj burg për të njëjtën vepër dhe Riza Sulajn me 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’.

Vendimi:

‘1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adriatik Velaj, për veprën penale “Shpërdorimi detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1(një) vit e 5(pesë muaj burgim. -Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit te Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e mase së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet m 11(njëmbëdhjetë) muaj e 10(dhjete) ditë burgim.

Lexo më shumë  Mediat italiane: Presion i ri nga Rama për ‘Report’ pas akuzave për vëllain

-Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të -Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë sigurisë së zakonshme.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhamed Likaxhiu, për veprën penale “Shperdorimi detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin etij me 1(një) vit e 4(kater) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) muaj e 20(njëzet) ditë burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit date 29.10.2021 dhe te kryhet sigurisë së zakonshme.

Lexo më shumë  “Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës”- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

-Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5(pesë) vjetësh.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Artan Taho për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij mel (një) vit e 4(katër) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit te Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës sẽ dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) e 20(njëzet) ditë burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.’- thuhet në njoftimin e GJKKO.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *