KryesoreLajme

Dënimi i Salianjit/ Bardhi tregon vendimin e Grupit Parlamentar të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës

Partia Demokratike do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e komanduar nga Edi Rama. Ky është vendimi i Grupit Parlamentar të PD, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që dënoi me 1 vit heqje lirie deputetin Ervin Salianji.

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se gjithashtu grupi i PD-së ka vendosur që të përshkallëzojë aksionin opozitar, duke nisur nga protesta e 6 tetorit. Bardhi tha se grupi parlamentar e konsideron hakmarrje politike të Edi Ramës vendimin e Apelit ndaj deputetit Salianji.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ai tha se kjo që ndodhi me Salianjin ku brenda 24 orësh kërkohet zbatimi i vendimit të Apelit.

“Kjo nuk ndodh me asnjë qytetar të thjeshtë. Po çojnë në burg një luftëtar kundër krimit të organizuar, ndërsa anëtarët e krimit të organizuar i lenë kohë të arratisen. Për deputetin e opozitës gjithçka ndodh brenda 24 orësh, vendimi shkon nga Apeli në Gjykatën e Rrethit, hidhet shorti, del vendimi i ekzekutimit, sepse Edi Rama kështu ka urdhëruar, që Salianji të shkojë sot në burg”, tha Bardhi.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?
YouTube player