KryesoreLajme

Osmani në New York takon presidentin e Malawit: Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Osmani në New York ka takuar edhe presidentin e Malawit, derisa ka shtuar se përkushtimi i dy vendeve për të thelluar bashkëpunimin mbetet i palëkundur.

“Në New York, takova edhe Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. Pavarësisht distancës midis shteteve tona, përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve tanë, mbetet i palëkundur”, shkruan Osmani në Facebook.

Lexo më shumë  SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Tutje, presidentja ka shtuar se “Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës”.

Ndryshe, presidentja Osmani së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden.

Në postimin e saj, e para e shtetit të Kosovës shkruan “Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë! Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin!”.

Lexo më shumë  Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten në Shqipëri nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%
YouTube player