Lajme

Dëmtohet vetura e RTV Dukagjinit në Zveçan

Veturës së ekipit raportues të RTV Dukagjinit i janë thyer xhamat gjatë raportimit në komunën e Zveçanit.

Të njëjtës, siç njofton ekipi, i janë dëmtuar edhe gomat.  Pas pak, RTV Dukagjini do të sjell pamje të veturës së dëmtuar.

Ky nuk është rasti i parë i vandalizmit të veturave gjatë ditëve të fundit të raportimit në veri.

Lexo më shumë  Stafa: Paguajmë 4.2 milionë euro koncertin e Kanye West kur pajisjet mjekësore kushtojnë 3.4 milionë euro. Ndërkohë QSUT bën kërkesë për donacione

Të hënën, një tjetër veture të RTV Dukagjinit i ishin shqyer gomat gjersa e njëjta edhe kishe pasur shkrime me bojë të natyrës nacionaliste.

Nga e premtja, serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Rreth 25 ushtarë kanë pësuar lëndime nga situatat e shkaktuara në veri. Ndërkaq, vetura të ekipeve të gazetarëve nga të gjitha mediat në Kosovë dhe disa nga Shqipëria janë vandalizuar.

Lexo më shumë  Gazetarët Naomi Klein dhe Mehdi Hasan në mbështetje të protestës së flamingove

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *